Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se vizita e kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Zagreb “është si një provë e përgjithshme për vizitën shtetërore të Vuçiqit në Prishtinë të cilën e planifikon pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese – juridike dhe pasi që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara me “bekimin e autoriteteve aktuale të Serbisë”.

Ai më pas ka shtuar se është i bindur që opozita do ta pengojë Vuçiqin që ta bëjë pasi që do të mundet në zgjedhje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisi të hënën një vizitë dyditëshe në Kroaci..(Kliko poshtë dhe lexo me shumë⤵⤵)

Vuçiq planifikon që në shkurtin e vitit të ardhshëm të shkojë për vizitë shtetërore në Prishtinë te partnerët e tij të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit dhe pastaj të niset për në Perëndim e të thotë : ‘Ja,e shihni ç’mund të arrij – nuk ka lojtar më të mirë nga unë’”, citon televizioni serb nasha të ketë thënë Jeremiq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *